U rritën pagat, më pak të papunë/ INSTAT: Prej prillit shtesa në rrogë shkoi në 17%. Papunësia u ul me 1.9%
Ndryshimi i ligjit mbi piramidën e pagave ka sjellë një ndryshim të rrogës mesatare. Në shtet të ardhurat mesatare shkuan në rreth 71 mijë lekë. Ndërsa ulje ka shënuar niveli i papunësisë.
Paga mesatare në vend gjatë 3 mujorit të dytë të këtij viti arriti në 70.905 lekë.
Sipas Institutit të Statistikave kjo tregon një rritje me 16.9% krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar.
Efekt në këtë rast është rishikimi i skemës së pagave që ka hyrë në fuqi në muajin prill.
Rritja me e madhe e pagave është bërë në sektorin shtetëror me rreth 20%, në Shëndetësi, Arsim dhe Administratë me nivel mesatar në 82.207 lekë.
Ndërsa, nga ana tjetër më pak të paguarit janë ata të sektorit privat, ndërtim, bujqësia, me 65.901 lekë.
Punonjësit në aktivitetet financiare, sigurime, Informacioni dhe komunikacioni janë më të mirëpaguarit.
Ndërkaq dhe shkalla e papunësisë u ul me 1.9 për qind. Por problematik është ulja e të angazhuarve në bujqësi me 6 për qind.


