"Të ulet çmimi i energjisë!"/ Duleviç: Të hiqet TVSH-ja nga çmimi i energjisë për pensionistët dhe familjet në nevojë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Shtator 2023, 15:13
Eksperti i Energjitikës Azmer Duleviç, në një intervistë në studion e lajmeve në “Ora News”, deklaroi se e vetmja mënyrë për të ndihmuar sadopak konsumatorët shqiptarë nga rritja e çmimit të energjisë, që ndodh të paktën në kohë krizash hidrike është heqja e TVSH-së të paktën për pensionistët dhe familjet në nëvojë.
“KESH mbulon 75 % në rang vjetor. Enegjia të blihet kur në bursa çmimi është i ulët, dhe të shitet kur çmimi në bursa është i lartë.
E gjithë kjo lëvizje shoqërohet edhe me ndryshimin e çmimeve, dhe mendoj se ka ardhur momenti për heqjen e TVSH-së nga çmimi i energjisë për pensionistët dhe familjet me vështirësi ekonomike”, u shpreh Azmer Duleviç.

