Shkalla zyrtare e papunësisë zbriti 10.7 % në tremujorin e dytë
Shkalla zyrtare e papunësisë në tremujorin e dytë të këtij viti për popullsinë 15 vjeç e lart, zbriti 10.7 %, raportoi INSTAT.
Të dhënat e Anketës së Forcave të Punës për periudhën prill-qershor tregojnë se shkalla zyrtare e papunësisë u ul me 0.4 pikë përqindje, në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2022, dhe me 0.1 pikë përqindje krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2023.
Shkalla zyrtare e papunësisë për burrat është 11 % dhe për gratë 10.4 %.
Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2022, shkalla e papunësisë është rritur me 0.3 pikë përqindje për burrat dhe është ulur me 1 pikë përqindje për gratë.
Për të rinjtë 15-29 vjeç, shkalla zyrtare e papunësisë është 22.3 %. Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2022, shkalla e papunësisë për të rinjtë, është rritur me 2,1 pikë përqindje.
Krahasuar me tremujorin e parë 2023, ky tregues është ulur me 0.2 pikë përqindje. Shkalla e papunësisë për grup-moshën 30-64 vjeç është 7.7 %.
Në terma vjetorë ky tregues është ulur me 1 pikë përqindje dhe krahasuar me tremujorin e mëparshëm ka një ulje me 0.1 pikë përqindje.
