Menaxhimi i energjisë, Duleviç: KESH mbulon vetëm 75% të nevojave, blerja rrezikon edhe rritjen e çmimit
Nga Anila Zyberaj Përditësimi i fundit 12 Shtator 2023, 12:22
Azmer Duleviç, ekspert i energjitikës ishte i ftuar në studion e Ora News ku foli për menaxhimin e energjisë. Duleviç tha se blerja e energjisë rrezikon edhe rritjen e çmimit.
"KESH mbulon vetëm 75% të nevojës për energji, pjesën tjetër e blen. Në mungesën e investimeve do jemi prapë në të njëjtën situatë. Blerja e energjisë rrezikon edhe rritjen e çmimit.
Heqja e TVSH-së do ishte ndihmë e madhe. Gjatë verës në shumë zona ka pasur problematika. Kemi institucione që shpërdorojnë energjinë elektrike", tha ndër të tjera Duleviç.
