Rishikimi i rrogave të Gjykatës Kushtetuese, debate në komisionin e ekonomisë

Pas rritjes se pagave te administrates dhe zyrtareve te larte te shtetit, në kuvend është dorëzuar kërkesa edhe për rishikimin e rrogave të gjykatës kushtetuese. Diskutimi nisi në komisionin e ekonomisë ku u propozua barazimi i të ardhurave me Presidentin e Republikës.

"Propozohet të jetë e njëjtë me rezultain e shumëzimit të koeficentit 0.96 me pagën e presidentit të Republikës. "A ka hiearki ktu?. Pas presidentit të vijë kryetari i Kuvendit".

Opozita duke u nisur nga projekti kujtoi se rritja e pagave për pushtetin nuk u pasua me administratën.

"Nën atë ombrellën e reformës në drejtësi kaluan pagat e sisemit të drejtësisë, dhe pas ca kohësh thamë kemi gabuar edhe sivjet bëmë korigjimet".

Ndërsa në komisionin e ligjeve në diskutimin për skemën e pensioneve private, u ngrit shqetësimi për pensionet e ulëta.

"Mosha mesatare e pensionit me standartin që duhet të ketë është reth 40%", tha Tabaku.

Paravarësisht  përballjeve propozimet e qeverisë kaluan pa problem me votat e mazhorancës.