Beqa: PD-ja mirë bëri që e publikoi librin e krimit zgjedhor, por ajo duhet të angazhohet tek rezultatet e zgjedhjet
Duke marrë shkas nga publikimi i librit nga grupimi i Pd-së që njihet si “Rithemelimi” të asaj që opozita e e cilëson si “masakër zgjedhore” në vendoret e 14 majit, analisti Mentor Beqa më shumë se tek gjetjet dhe provat, ajo që është e paqartë nga Partia Demokratike është pritshmëria e rezultateve.
I ftuar në emisionin “Ora e Betit” të moderatores Beti Njuma, Beqa theksoi se historia e vjedhjeve të zgjedhjeve dhe akuzave të ndërsjella të palëve politike është një histori 30 vjeçare e politikës shqiptare.
“Pa i hyrë historikut të zgjedhjeve në Shqipëri dhe luftës politike, sepse Partia Demokratike mirë bëri që e denoncoi dhe publikoi krimin zgjedhor, por PD-ja duhet të angazhohet në rezultate.
Çfarë rezultatesh pret PD-ja nga i gjithë ky proces? Sot në çfarë kushtesh gjendemi?
Në çfarë kushtesh gjendet Partia Demokratike? A ka ajo forcë dhe aftësi për ta impaktuar procesin zgjedhor? Dhe për fat të keq nuk e ka më këtë aftësi dhe ky është problemi themelor në bindjen time”, u shpreh Beqa.


