Saimir Korreshi shpërthen ndaj Bashës: I blinim flamuj në fushatë me lekët e kalamajve

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi përmes një lidhje "Skype" në Ora News foli për përplasjet brenda opozitës.

Korreshi tha se nuk e njeh Lulzim Bashën si kryetar të Partisë Demokratike.

"Nuk marr kolegë nëpër gojë. Zonja Karabina duhet të lajë gojën kur flet për grupin parlamentar. Karabina nuk ka ditur se cfarë të thotë.

Unë nuk e njoh Bashën si kryetar të Partisë Demokratike. Për mbledhjen e ardhshme ende nuk kemi marrë njoftim zyrtar. Politikën e madhe do ja lë zonjës Karabina ta bëjë", tha ndër të tjera Korreshi.