Zgjedhjet në Kukës/ KQZ hedh shortin. Ja kush do të jetë numri 1 në fletën e votimit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi sot fletën e votimit për zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie, që do të mbahen në Kukës më 24 shtator.
Në mbledhjen e sotme KQZ miratoi gjithashtu edhe renditjen e kandidatëve për kryetar bashkie në bashkinë e Kukësit, ku numrin një në fletën e votimit do ta mbajë kandidati i PS-së, Albert Halilaj, ndërsa numrin dy Emri Vata i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
Pak më parë është hedhur shorti në KQZ ku Albert Halilaj i PS do të mbajë numrin 1 në fletën e votimit, ndërsa Emri Vata i 'Bashkë Fitojmë' do të ketë numrin 2 në fletën e votimit.
Në fletën e votimit do të vendoset emri i kandidatit, si edhe logo e subjektit politik dhe koalicionit zgjedhor.
Më 24 shtator qytetarët e Kukësit do të votojnë për të zgjedhur kryebashkiakun e ri pas hetimeve ndaj Safet Gjicit vetëm pak dite pasi fitoi zgjedhjet për shkak të skandalit seksual që ju publikua me Alma K.
