Në pritje të reformës, “Nisma Thurje”: Emigrantëve t’u jepet e drejta e votës, preken nga vendimet e politikës në Shqipëri

Marsel Rupi, aktivist nga “Nisma Thurje” ishte i ftuar në emisionin “Epiqendër” në Ora Neës të moderators Sonila Musai ku u diskutua në lidhje me votën e diasporës.

Rupi u shpreh se “Nisma Thurje” është pro që edhe emigrantët e Diasporës të kenë mundësi për të votuar në zgjedhjet si ato vendore, ashtu edhe në ato parlamentare.

Rupi u shpreh se edhe emigrantët pavarësisht se ndodhen jashtë, preken nga vendimet e Parlamentit shqiptar.