Hasani prezantohet si ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme: Privilegj t’i shërbej vendit tim
Ministri i ri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani u prezantua sot në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme nga zv/kryeministrja dhe ministrja për Infrastrukturën dhe Energjinë, Belinda Balluku.
“Privilegj t’i shërbej vendit tim si ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme! Mirënjohje Kryeministrit Edi Rama, Qeverisë dhe Kuvendit për besimin”, shkroi Hasani në një postim në rrjetet sociale.
Hasani gjithashtu falënderoi ish-ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka për punën e shkëlqyer në shërbimin e jashtëm.
“Falënderim për miken time Olta Xhaçka për punën e shkëlqyer në shërbimin e jashtëm. Bashkë do të vazhdojmë punën për integrimin e Shqipërisë në BE, forcimin e pasaportës, barazinë gjinore, sjelljen e investitorëve të huaj në Shqipëri dhe përfaqësimin dinjitoz në arenën ndërkombëtare”, theksoi Hasani.

