Denoncim i Berishës: Në gjimnazin e Krujës është hedhur lëndë helmuese, ngjarja po mbahet e fshehtë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Shtator 2023, 12:10
Sali Berisha ka bërë një denoncim në faqen e tij të Facebook duke shkruar se është hedhur lëndë helmuese në gjimnazin e Krujës.
Sipas tij, nxënësit kanë braktisur klasat, ndërsa ngjarja po përpiqet që të mbahet e fshehtë nga autoritetet.
Berisha: Hidhet lëndë helmuese në gjimnazin e Krujës. Nxënësit braktisin klasat. Ngjarja mbahet e fshehtë. Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital: Ne gjimnazin e Krujës është hedhur një lende helmuese, te gjithë nxënit janë ne oborrin e shkollës, te shkrova se duan ta mbajnë te fshehur.
