Iljazaj: Fatkeqësisht institucionet e zgjedhjeve prej 33 vitesh janë partiake. Duhet vullnet për t’u shkëputur, por s’e di nëse kjo politikë e bën dot

Duke marrë shkas nga menaxhimi i zgjedhjeve vendore të garës së 14 Majit nga institucionet përgjegjëse shtetërore dhe ligjzbatuese në vend, Ervis Iljazi i ftuar në emisionin “Ora e Betit” të moderatores Beti Njuma, nuk i kurseu kritikat e tij.

“Ne kemi ngritur një sistem të tillë që institucionet e pavarura të jenë të gjithë partiake.

Policia është partiake, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është partiak, përveç SPAK-ut nuk di një institucion që nuk është partiak.

Si policia, si KQZ-ja pra të gjithë institucionet përgjegjëse për menaxhimin dhe garantimin e zgjedhjeve janë ngritur në një sistem të menaxhimit partiak në Shgqipëri, dhe prej 33 vitesh ne akoma nuk po shkëputemi dot.

Këtu duhet një vullnet që menaxhimin e zgjedhjeve ta shkëpusi nga varësia partiake, dhe nuk e di a ka sot një vullnet politik për ta bërë këtë”, u shpreh ndër të tjera profesori Ervis Iljazaj.