Vota e Diasporës, Kume: Duhet t’i ushtrojmë presion Kuvendit për ta miratuar nismën
Nga Sonila Musaj Përditësimi i fundit 12 Shtator 2023, 20:53
Në pritje që klasa politike t’i rikthehet debatit për ndryshimet në sistemin zgjedhor në vend, u ftuar në emisionin “Epiqendër” në “Ora News” të moderators Sonila Musai, ishte ish-Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Kristaq Kume i cili foli për teknikalitetet që duhet të ndiqen sa i përket nismës për votën e shqiptarëve që jetojnë e punojnë jashtë vendit.
Në analizën e tij, Kume theksoi se ajo pjesë e shoqërisë shqiptare që është e interesuar për realizimin e kësaj nisme duhet të ushtrojë presion ndaj atyre qe i kemi përfaqësues për ta realizuar këtë nisëm.
Sa i përket mënyrës së votimit, për Kumen këtë e ka për detyrë KQZ-ja, por pas këtij institucioni janë partitë politike.

