Shella: 291 kallëzime penale për parregullësi në zgjedhje, vetëm 2 çështje arritën të hetohen
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Shtator 2023, 21:13
Gerti Shella nga INFOCIP i ftuar në emisionin "Ora e Betit" në Ora News është shprehur se janë bërë 291 kallëzime penale për zgjedhjet e kaluara, për parregullsi.
Por, janë rregjistruar vetëm 140 në gjykata dhe SPAK, nga të cilat 2 mundën të hetohen ku kishim edhe të dënuar.
Geti Shella: Nga 291 kallëzime penale rreth gjysma e tyre, saktësisht 140 u morën dhe u rregjistruan si procedime penale.
Në dijeninë tonë deri në vitin e kaluar, pati vetëm 2 çështje të cilat mundën të hetohen dhe të kemi dhe të dënuar për shit-blerjen e votave. Pra, nga 140 çështje penale të shpërndara në rrethe dhe në SPAK, vetëm SPAK arriti që të adresojë çështjen.