Portugalia pa Ronaldon shkatërron 9-0 Luksemburgun
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Shtator 2023, 07:12
Kombëtarja e Portugalisë ka arritur të fitojë thellë 9-0 në takimin e djeshëm eleminator për Euro 2024 ndaj Luksemburgut.
Pa Kristiano Ronaldon në fushë portugezve nuk iu kanë munguar golat. Gonçalo Inacio, Gonçalo Ramos dhe Diogo Jota shënuan nga 2 herë.
Ndërsa 3 golat e tjerë u shënuan nga Ricardo Horta, Bruno Fernandez dhe Joao Felix.
Me këtë fitore Portugalia shkon në kuotën e 12 pikëve në Grupin J. Pas 4 ndeshjeve luzitanët renditen të parët duke lënë pas Sllovakinë.
Të besuarit e Roberto Martinez janë pranë kualifiimit në europianin gjerman dhe duket se kanë lënë pas krahëve zhgënjimin në botërorin e Katarit.
Ndëkohë Ronaldo u largua disa ditë më parë nga grumbullimi me kombëtaren për shkak dëmtimi.

