Seferi: Sylvinho ka bërë grupin, grupi bën fuqinë dhe kjo po tregohet edhe në fushë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Shtator 2023, 01:47
Futbollisti i Kombëtares tonë Taulant Seferi në një prononcim për gazetarin Drilon Xhepollari në “Ora News” u shpreh i lumtur për fitoren e kuqezinjve ndaj Polonisë.
“Kemi bërë dy super ndeshje të mira, tani të shikojmë përpara.
Që kur ka ardhur trajneri i ri ka bërë bashkë të gjithë grupin, atmosfera brenda është fantastike.
Si në fushë, edhe jashtë saj, jemi të gjithë së bashku dhe siç e thashë grupi e bën fuqinë dhe kjo po tregohet në fushë”, u shpreh Seferi.

