Pas Polonisë, Fevziu: 10 minutat e fundit nuk iknin, me zor i kam shtyrë! Mane: Me 90 për qind shkojmë në Evropian
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Shtator 2023, 01:00
Gazetari dhe moderatori i njohur Blendi Fevziu në një prononcim për gazetarin Altin Sulçe u shpreh i lumtur për fitoren e kuqezinjve ndaj Polonisë, ndrësa nuk e fshehu ankthin e minutave të fundit të ndeshjes.
“Me zor i kam shtyrë 10 minutat e fundit, nuk dukej se po mbaronte”, tha Fevziu.
Ndërsa biznesmeni Samir Mane u shpreh i bindur për suksesin e këtij ekipi.
“Të gjithë të mirë ishin, me 90 për qind shkojmë në Evropian”, u shpreh Mane.

