Solli emocionet nga Shqipëri-Poloni, Altin Sulçe “humb” zërin, vjen i ngjirur në emision

Në “Drejt” nga Luan Rama në Ora News, kryeredaktori i sportit në Ora News, Altin Sulce erdhi me zërin e ngjitur në emision.

Ai ishte mbrëmë duke përcjellë atmosferën e ndeshjesh Shqipëri-Poloni ku kuqezinjtë fituan me rezultatin 2 me 0.

Teksa ishte disa orë në transmetim dhe duke marrë prononcimin e tifozëve të shumtë dhe lojtarëve të Kombëtares, Sulçe duket se ka lodhur edhe kordat e tij zakone.