Teknologjia bën që Leo Messi të "flasë" anglisht

Që kur Messi mbërriti në Los Anxhelos, ka pasur më shumë se një kërkesë që ylli argjentinas të flasë pak anglisht, për t'iu drejtuar tifozëve të tij të rinj.

Kjo është diçka e ndërlikuar pasi banori i Rosarios nuk ka folur kurrë një gjuhë tjetër përtej gjuhës së tij amtare dhe gjuhën katalanase në epokën e tij kur ishte te Barça. 

Për këtë arsye, një tifoz ka vendosur t'i japë fund këtij 'problemi', duke e bërë yllin argjentinas Leo Messi të flasë në një konferencë për shtyp në një anglishte të përsosur. 

Këtë e ka arritur falë përparimeve me zërin e simuluar, duke përdorur algoritme të bazuara në inteligjencën artificiale, një teknologji që ka përparuar me hapa të mëdhenj muajt e fundit dhe pavarësisht se është ende në fillimet e saj, tashmë ofron rezultatet më befasuese.