Balaj: Ekip fantastik! Ishte një ndeshje shumë emocionuese, por më shumë emocionuese kur e shikon nga shkallët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Shtator 2023, 01:13
Futbollisti i Kombëtares tonë Bekim Balaj në një prononcim për gazetarin Altin Sulçe në “Ora News” u shpreh i lumtur për fitoren e kuqezinjve ndaj Polonisë.
“Ishte një ndeshje shumë emocionuese për të gjithë, por më shumë emocionuese edhe kur e shikon nga shkallët e stadiumit.
Unë mendoj se Kombëtarja ka një grup fantastik lojtarësh, ku individi nuk mund të bëjë diferencën në këtë ekip, ndaj kanë bërë një punë fantastike.”, u shpreh Balaj.

