Enea Mihaj “me këmbë në tokë” pas fitores ndaj Polonisë: Kemi dhe 3 ndeshje që duhen fituar


Futbollisti i Kombëtares Enea Mihaj flet pas fitores ndaj Polonisë në një prononcim për gazetarin Drilon Xhepollari në “Ora News” u shpreh i lumtur për fitoren e kuqezinjve.

Por ai theksoi se nga kjo fitore nuk duhet të kalohet në eufori, pasi janë dhe tre ndeshje për t’u luajtur dhe që duhen fituar, në mënyrë që Shqipëria të shkojë në Evropian.