Merr fund "telenovela", Rubiales jep dorëheqjen

Luis Rubiales nuk do të jetë më president i federatës spanjolle të futbollit (RFEF). Ka qenë vetë ai që ka dhënë lajmin sot pasdite duke thënë se nuk mund të vazhdojë më punën si president federate.

Kjo dorëheqje vjen pas skandalit të puthjes së Rubiales me kapitenen e kombëtares spanjolle të femrave.

Më 20 gusht kur Spanja e femrave u shpall kampione bote duke mundur Anglinë në finale, Rubiales puthi në buzë kapitenen Hermoso gjatë festimeve të titullit.

Videoja u bë virale dhe pati presione anembanë botës për dorëheqjen e Rubiales.

Më herët ai ka qenë i vendosur të vazhdonte punën si president, por sot mori vendimin për dorëheqje.