Memushaj: Ishte ndeshje shumë e mirë, Shqipëria e ka rritur nivelin e lojtarëve dhe të infrastrukturës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Shtator 2023, 00:54
Ish-futbollisti i Kombëtares tonë Ledian Memushaj në një prononcim për gazetarin Altin Sulçe u shpreh i lumtur për fitoren e kuqezinjve ndaj Polonisë.
“Ishte një ndeshje shumë e bukur, shumë e mirë, me shumë emocione, vajti çdo gjë mirë.
Besoj se Shqipëria e ka rritur nivelin e lojtarëve dhe të infrastrukturës”, the Memushaj.

