Cikalleshi shoqërohet nga tifozja e tij e veçantë në stadium: Shpresoj shumë që të shkoj në një Evropian për herë të dytë

Futbollisti i Kombëtares tonë Sokol Cikalleshi në një prononcim për gazetarin Altin Sulçe në “Ora News” u shpreh i lumtur për fitoren e kuqezinjve ndaj Polonisë.

“Shpresoj shumë që të shkoj në një Evropian për herë të dytë”, u shpreh Cikalleshi, i cili shoqërohej nga dy tifozet e tij të zemrës, vajza dhe mbesa e tij.