John Terry në Arabinë Saudite, ish-kapiteni i Chelseat emërohet trajner
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Shtator 2023, 08:02

Në Arabinë Saudite ka vend edhe për ish-kapitenin e Chelseat, John Terry i cili ka zgjedhur milionat nga Lindja e Mesme për të vijuar karrierën e tij si trajner.
Klubi i Al-Shabab ka arritur marrëveshjen me anglezin, i cili do të qëndrojë për 2 sezone në Lindjen e Mesme.
Momentalisht ai është pjesë e grupit të konsulencës në akademinë e Chelseat por do të bashkohet shumë shpejt me një tjetar ish-kapiten të Anglisë në Arabinë Saudite, Steven Gerrard i cili po punon me klubin e At-Ittifaq.
Klubi i John Terry edhe pse nuk ka një emër të madh në Arabi, këtë sezon e ka nisur me ambicje të mëdha.
