Absurditet në Gjeorgji, heq fanellën përpara se topi të ketë prekur rrjetën (VIDEO)

Këtë nuk e kishim parë në futboll, të paktën të dokumentuar me pamje filmike. Sulmuesi gjeorgjian Akhvlediani, kalon portierin dhe i drejtohet portës kundërshtare por në momentin e fundit ai vendos të bëjë një gjest të paprecedent.

Lojtari ka hequr fanellën përpara se topi të ndalen në fund të rrjetës. Tifozët kundërshtarë kontestuan gjatë ndërsa arbitri u mjaftua me një karton të verdhë.

Shikoni momentin;