Manchester United shpenzuesi më i madh i dekadës, 1.5 miliardë humbje nga blerja e lojtarëve

Sipas një llogarie të thjeshtë, Manchester United rezulton klubi që ka shpenzuar më shumë në merkato gjatë viteve të fundit ku ka paguar rreth 2.1 miliardë dhe i janë kthyer pas vetëm 600 milionë nga shitjet.
Në këtë mënyrë, diferenca është rreth 1.5 miliardë euro të shpenzuara që mund të konsiderohen edhe të humbura, çka reflekton strategjitë e gabuara të merkatos në dekadën e fundit. Blerjet më të bujshme dhe njëkohësisht më të dështuara janë Paul Pogba 100 milionë, Maguire 90 apo Lukaku 85.
Gjatë dy sezoneve të fundit, blerja të tjera të dështuara janë Sancho dhe Antony me 200 milionë në total. Në vendin e dytë me një bolanc shumë negativ në këtë klasifikim është Chelsea me rreth 1 miliardë. Ky është klasifikimi i publikuar nga Observatori Ndërkombëtar i Futbollit, CIES.

