Trajneri Sylvinho nuk i pëlqen eksperimentet, ja formacioni titullar në Pragë

Pas 3 apo 4 seancave stërvitore në Shtëpinë e Futbollit, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho e ka kristalizuar në konë e tij formacionin që do të hedhë në fushë titullar për ndeshjen e së enjtes në mbrëmje kundër Republikës Çeke.

Ai planifikon të aktivizojë lojtarët më në formë të momenit por edhe ata që në dy ndeshjet e fundit e kanë bindur. Nuk është më një risi që në sulm Cikalleshi do të startojë titullar pas 3 golave të shënuar në po kaq javë me Konyaspor ndërsa Asani dhe Uzuni do të jenë krahët e tij ashtu siç ka ndodhur në të shkuarën.

Në mbrojtjen me 4 rikthehet Ivan Balliu që ul në stol Mario Mitajn, ndërsa Hysaj do të veprojë në krahun e majtë me Ismajlin dhe Gjimshitin që rikthehet titullar. Berisha ka marrë “ok” për ta nisur që nga minuta e parë në portë.

                             

                            Formacioni 4-3-3;

 

                                  Berisha

               Balliu   Gjimshiti   Ismajli   Hysaj

                   Asllani   Ramadani   Bajrami

                        Uzuni  Cikalleshi  Asani