Një tjetër yll i Man. United akuzohet për dhunë ndaj grave, klubi e pranon...

Manchester United është në telashe të vërteta pas çështjes Greenwood. Sulmuesi brazilian Anthony i blerë 90 milionë euro nga Ajax, është lënë jashtë kombëtares për shkak të akuzave për dhunë ndaj të fejuarës.
Ai është përfshirë në një hetim dhe nëse pozitat e tij rëndohen, Man. United mund ta përjashtojë. Ndaj tij ka pasur një denoncim që ka dhunuar partneren e tij e madje e ka lënë edhe shtatzënë pa dëshirë.
Komunikata e Man. United:
“Manchester United pranon akuzat e bëra kundër Anthony dhe njofton se policia po kryen hetime. Në pritje të informacioneve të mëtejshme, klubi nuk do të bëjë komente të tjera. Si klub, ne po e marrim seriozisht këtë çështje, duke marrë parasysh ndikimin e këtyre akuzave dhe raportimet e mëvonshme që do të kenë tek të përfshirët në abuzim”.
Pozitë aspak komode e klubit të kuq që mund të heqë dorë nga investimi 90 milionësh nëse respektin standartin “Greenwood” të cilin e përjashtoi nga skuadra edhe pse nuk ka një dënim të formës së prerë ndaj tij.
