Pep Guardiola drejt stolit të Anglisë? Në ishull janë të sigurt
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Shtator 2023, 11:04

Gareth Southgate mund të largohet nga stoli i Anglisë ku sipas mediave, ka nisur të projektohet një emër i fortë, Pep Guardiola. 5 herë kampioni i Premier League dhe momentalisht kampion Europe, trajneri katalan konsiderohet si kandidatura më e mundshme për të pasur teknikun anglez që po zhgënjen në stolin e “Tre Luanëve”.
Sipas tabloidit “Daily Mail”, misioni teknikut spanjoll me skuadrën angleze është drejt fundit.
“Daily Mail” beson se Guardiola nuk do ta rinovojë kontratën që i skadon në vitin 2025, madje ai pritet të marrë drejtimin e kombëtares së Anglisë menjëherë pas Euro 2024.
Gareth Southgate vështirë të konfirmohet sërish dhe vetëm nëse “Tre Luanët” do të triumfonin në kompeticionin që zhvillohet në Gjermani.
