VIDEO/ Kombëtarja pa mungesa, stërvitja e fundit shton optimizmin për transfertën e Pragës

Shqipëria me optimizëm drejt sfidës së “Fortuna Stadium” nesër në mbrëmje ora 20:45. Trajneri Sylvinho drejtoi stërvitjen e fundit në fushën e duelit duke mbyllur kështu edhe përgatitjet për duelin e rëndësishme të kualifikueseve të Euro 2024 ndaj Republikës Çeke.

Kuqezinjtë u stërvitën për më shumë se një orë në stadiumin e ndeshjes, duke provuar vendosje taktike dhe situata të ndryshme loje. Forma e lojtarëve është e mirë dhe deri më tani nuk ka probleme fizike për asnjërin me atmosferën që është shumë pozitive dhe i gjithë grupi është optimist për një rezultat të mirë.

Sfida Republika Çeke – Shqipëri do të luhet më 7 shtator 2023, ora 20:45 në stadiumin “Fortuna Arena” të Pragës, sfidë e vlefshme për eliminatoret e Euro 2024.