Katër shqiptarë kundër Kosovës/ Del lista e Zvicrës për kualifikueset "Euro 2024"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Gusht 2023, 17:32
Zvicra do të përballet me Kosovën në transfertë me 9 shtator, ndërsa me 12 shtator pret modestët e Anodrrës. Në prag të këtyre takimeve kualifikuese të Euro 2024, trajneri Murat Yakin ka publikuar edhe listën e të ftuave.
Mes të grumbulluarve do të jenë 4 lojtarë shqiptarë. Bëhet fjalë për Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Ardon Jashari dhe Uran Bislimi.
Zvicra kryeson grupin I të kualifikueseve me 10 pikë, 2 më shumë se Rumania e vendit të dytë dhe 3 më shumë se Izraeli i vendit të 3-të.

