Kinë, arrestohet ish-administratori i Interit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Gusht 2023, 16:25

Ish-administratori i Interit në vitin 2016 pasi klubi u ble nga Suning, Liu Jun, është arrestuar nga autoritetet kineze me akuzën e korrupsionit.
Momentalisht ai është president i Super Liges Kineze dhe akuzat në adresë të tij janë të rënda pasi ai mund të rrezikojë shumë vite pas hekurave.
Arrestimi i tij ndodh disa muaj pas nisjes se hetimit ndaj shefit të federatës, Chen Xuyuan, i cili dyshohet për shkelje të rënda.
Futbolli kinez po përjeton një moment krize pasi pak ditë më parë, kampionët e vendit, Wuhan Three Towns, kanë dalë në shitje për shkak të mungesës së fondeve.
