Spektakël në Romë për ditën e mbërritjes së Lukakut, 5 mijë tifozë në aeroport, mbyllen dyqanet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Gusht 2023, 18:09

Romelu Lukaku ka mbërritur në Romë dhe menjëherë pasi ka zbritur nga vioni që e transportoi nga Londra, ai është pritur nga rreth 5 mijë tifozë në aeroportin Ciampino.
Rruga deri në aeroport është bllokuar tërësisht, ndërsa shumë dyqane janë mbyllur. Sulmuesi belg do të nënshkruajë për një sezon pasi u transferua nga Chelsea në formë huazimi.
Ishte presidenti Dan Friedkin që drejtoi avionin privat ku ndodhej sulmuesi bashkë me stafin e tij, ndërsa për të reaoizuar transferimin, Lukaku e uli pagën e tij nga 10 milionë në 7.5.
Në rast se Roma do të vendosë ta blejë, duhet të paguajë plot 43 milionë.


