Cindy Kimberly, modelja e “zbuluar“ nga Justin Bieber që ka çmendur Dele Alli
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Gusht 2023, 15:55

Quhet Cindy Kimberly dhe është një nga arsyet se pse Delle Alli nuk është tërhequr ende nga futbolli.
Me probleme shumë të mëdha karakteriale për shkak të depresionit, ish-mesfushori i Anglisë dhe Tottenham, sot pjesë e Everton, është ende në biznesin e futbollit të rëndësishëm pasi modelja spanjolle i ka rikthyer buzëqeshjen.
25-vjeçarja me origjinë holandeze dhe indoneziane është “zbuluar” nga këngëtari amerikan Justin Bieber me të cilin ka qenë e lidhur për shumë kohë e më pas u nda për të nisur një aventurë me mesfushorin britanik.











