Lukaku te Roma vetëm për disa detaje…të rëndësishme

Lukaku te Roma vetëm për disa detaje…të
Romelu Lukaku nuk dëshiron të heqë dorë nga paga 10 milionë euro në sezon pasi një gjë të tillë e bëri vetëm për Interin por nëse do të transferohet te Roma, ai kërkon që çdo qindarkë të paguhet në llogarinë e tij sipas kontratës.

Është ky ngërçi më i madh i hasur në bisedimet mes Romës dhe Chelseat për transferimin e sulmuesit në Itali për një sezon në formën e huasë së thjeshtë.

Sipas mediave italiane, Chelsea ka krijuar mundësinë e huazimit, opsion që nuk e ka hedhur në tryezë deri në ditën e djeshme pro i shtrënguar nga gongu i merkatos, kërkon të shkarkojë minimalisht pagën e lojtarit.

Roma kërkon që 7 t’i pagiajë vetë dhe 3 t’i derdhë Chelsea por as klubi londinez dhe as Lukaku nuk kanë dhënë sinjale pozitive në këtë drejtim dhe çështja në këtë mënyrë komplikohet.