Vllaznia fiton me vuajtje, Kukësi e nis me humbje por me “shenja jete”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Gusht 2023, 22:06
Në Shkodër është luajtur ndeshja e dytë e sezonit të ri në Kategorinë Superiore ku Vllaznia djersiti shumë për të kaluar Kukësin 2-1.
Gjetën rrugën e rrjetës në pjesën e parë Stojanovic dhe Bekim Balaj, por skuadra e Migen Memellit vuajti shumë përballë asaj të Rahmanit ku vendosi përkohësisht me golin e barazimit La Torre.
Bekim Balaj e shënoi golin e tretë të ndeshjes në minutën e 29 nga pika e bardhë e 11-metërshit, ndërsa Boshnjaku që sezonin e kaluar ishte tërësisht në hije, arriti të tundte rrjetën për të siguruar fitoren e shkodranëve dhe 3 pikë për kuqeblutë në “Loro Boriçi”.
