Milan në formatin më të mirë, fitorja e dytë, 4 gola dhe Giroud lider (VIDEO)

Serie A e ketij sezoni ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme për Milanin që regjistron një fitore tjetër. Kundër Torinos në javën e dytë dhe në ndeshjen e parë në “San Siro” përpara 77 mijë spektatorëve, ekipi i Stefano Piolit shkatërroi miqtë 4-1 me dy gola të Goroud por edhe me kontributin e Pulisic që hapi sërinë e kësaj sfide ndërsa Leao shtoi një tjetër rrjetë.
6 pikë të plota për Milanin që shikon përpara me optimizëm duke dhënë sinjale interesante në një sezon ku ka bërë revolucion të vërtetë në skuadër.
Në ndeshjen tjetër të mbrëmjes, Roma zhgënjeu sërish, këtë herë në transfertën e Veronës ku pësoi dy gola në pjesën e parë dhe u mund nga Verona 2-1 pavarësisht rrjetës së Aourar në fillimin e fraksionit të dytë. Verdhekuqtë nuk kanë regjistruar ende asnjeë fitore këtë sezon.
Ndërkohë, Atalanta u thye 2-1 nga Frosinone në derbin e shqiptarëve Gjimshiti e Çuni, ndërsa Monza kaloi 2-0 Empolin.
