VIDEO/ Skënderbeu surprizon që në start, Egnatia bie në shtëpi

VIDEO/ Skënderbeu surprizon që në start, Egnatia bie në
Ka një surprizë që në ndeshjen e parë të sezonit në Kategorinë Superiore. Skënderbeu kalon 1-0 Egnatian në Rrogozhinë duke i shkaktuar një lëkundje të fortë ekipit të ndërtuar për të fituar titullin kampion.

 

Ndeshje shumë e luftuar në “Egnatia Arena” ku goli i vetëm i sfidës erdhi nga stoli. I sapofuturi në lojë Juri, i dha të drejtë trajnerit Ivan Gvozdenovic i cili mund të festojë bashkë me skuadrën korçare këtë sukses gati 12 muaj pas rikthimit në Superligë.

Në krahun tjetër, Egnatia bën një start negativ por ky është vetëm fillimi i sezonit dhe Edlir Tetova bashkë me skuadrën e tij kanë ende një rrugë shumë të gjatë për të bërë.