Arsenal ndalet në derbi, Everton në krizë (VIDEO)

Barazim me 4 gola në ndeshjen Arsenal-Fulham ku miqtë ishin shumë pranë fitores pasi kryesuan në pjesën më të madhe të ndeshjes.
Barazim zhgënjyes për skuadrën e drejtuar nga Michel Arteta i cili e pa veten në disavantazh që në minutën e parë pasi Pereira i dha kryesimin Fulham që e ruajti deri në të 70-tën kur Saka fillimisht e Nketiah rikthyen buzëqeshjen e “Topçinjve” ndërsa Palhinha barazoi 3 minuta nga fundi edhe pse Fulham kishte mbetur me 10 lojtarë. Ky barazim është ndalesa e parë sezonale e Arsenalit aps 3 javëve të para.
Një skuadër tjetër londineze zbriti në fushë sot. Tottenham triumfoi në një ndeshje pa shumë histori me rezultatin 2-0 ndaj Bournemouth me gola te Maddison dhe Kulusevski. Ky është suksesi i dytë rresht për ekipin e “Gjelave”.
Ndërkohë, Everton regjistron humbjen e tretë në po kaq ndeshje. Në “Godyson Park” ishte radha e Wolves për të marrë 3 pikë pas suksesit të ngushtë 1-0.