Max Verstappen pa rivalë edhe në pistën e shtëpisë, vesh me portokalli Holandën

Max Verstappen pa rivalë edhe në pistën e shtëpisë,
Kampioni i botës, Max Verstappen nuk përbën më surprizë me paraqitjet e tij. Piloti i Red Bull edhe pse hasi disa vështirësi në fillim, më pas gjeti ritmin dhe i mbylli provat zyrtare të Holandës me rreth gjysmë sekondi më shumë se britaniku i McLaren, Lando Norris.

Vendi i tretë shkon për George Rusell me makinën Mercedes GP, i cili do të niset nga rreshti i dytë bashkë me Alex Albon.

Probleme për Lewis Hamilton që do ta nisë garën për Çmimin e Madh të Holandës nga vendi i 13, ndërsa për të parë një Ferrari duhet të zbresim deri në vendin e 6 kur Carlos Sainz ka pas me 3 pozicione shokun e skuadrës, Leclerc.

Max Verstappen pa rivalë edhe në pistën e shtëpisë,