Në garë për “Këpucën e Artë” në Uzbekistan, Rubin Hebaj lider në vendin e largët aziatik (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Gusht 2023, 19:33

Sulmuesi shkodran Rubin Hebaj, ish-lojtar i shumë skuadrave shqiptare duket se ka gjetur tokën e premtuar në Uzbekistanin e largët.
Ai vazhdon të shënojë me një vazhdimësi të frikshme me fanellën e skuadrës Andijan duke hedhur kandidaturën për t’u shpallur golashënuesi më i mirë i sezonit.
Në ndeshjen e radhës, Andijan kaloi 2-1 Olympic Tashkent ndërsa Hebaj vendosi me një gol që në minutën e 3 duke rezultuar vendimtar për këtë sukses.
Ky ishte goli i 10 i Hebajt në 17 ndeshje të luajtura në këtë sezon, duke e bërë atë golashënuesin e dytë më të mirë ndërsa në krye ndodhet serbi Ceran me 1 realizim më shumë.
VIDEO;
View this post on Instagram
