Në postimin e Irina Shayk të gjithë vëmendjen e merr Cristiano Ronaldo!
Për ju që nuk e dinit, modelja e njohur Irina Shayk ishte në lidhje me Cristiano Ronaldon për pesë vjet nga viti 2010 deri në vitin 2015 dhe pavarësisht se ka kaluar gati një dekadë nga kjo lidhje, ajo ende nuk mund t’u shpëtojë fansave të yllit të futbollit.
Kjo dëshmohet nga pjesa e komenteve të saj në Instagram. Shayk, ka filluar që të takohet me qendërmbrojtësin e NFL, Tom Brady dhe tani të gjithë mbështetësit e CR7 po vërshojnë në llogarinë e saj me foto, video dhe meme të Ronaldos. Ata përdorin edhe imazhet e gruas së tij, Georgina Rodriguez, për të mërzitur modelen.
Supermodelja nuk duket e surprizuar nga sulmi i madh në komente që kanë lidhje me futbollistin e njohur.
Postimi i saj më i fundit teksa shfaqet në një fushë tenisi është një nga seksionet e komenteve më të mbushura me Cristiano Ronaldon.
View this post on Instagram