Asgjë e pamundur/ Neymar mund të bëjë rikthimin sensacional te Barcelona
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Gusht 2023, 21:50
Një bombë ndez merkaton e transferimeve të verës: Neymar mund të kthehet në Barcelonë.
Këtë e ka bërë të ditur gazetari Mabkhout Al-Marri, ai që, siç nënvizon Sport, ka qenë i pari që ka komunikuar se Lionel Messi do të shkojë në Inter Miami.
Nuk është mister që braziliani nuk po kalon një kohë të mirë në PSG, klub i cili tashmë është në bisedime me Barçën për Dembélé.
Prandaj, ky rikthim i bujshëm mund të bëhet realitet. Te Barcelona, Neymar luajti midis viteve 2013 dhe 2017, duke grumbulluar 186 paraqitje dhe duke realizuar 105 gola dhe duke dhënë 76 asiste.
Rikthimet janë gjithmonë të bukura dhe nëse diçka e tillë do ndodhtte, padyshim se do të ishte një nga transferimet më të bujshme të kësaj merkatoje. Të presim e të shohim.

