VIDEO/ Bëri paraqitje spektakolare në Europë, presidenti i klubit kundërshtar fton mbrojtësin shqiptar t'i bashkohet ekipit të tij
Arlind Ajeti bëri një paraqitje mjaft të mirë me ekipin e tij Cluj në turin e dytë të Conferencë League në ndeshjen ndaj turqëve të Adana Demirspor. Pavarësisht paraqitjes spektakolare të mbrojtësit shqiptar, kjo nuk mjaftoi për ekipin e tij të kulaifikohej më tej.
Ndeshja mjaft e mirë që zhvilloi Ajeti i bëri përshtypje edhe kundërshtarëve të tij, më saktë presidentit të ekipit të Adanas. Murat Sancak pas përfundimit të ndeshjes hyri në fushë dhe shkoi drejt Ajetit, ku i bëri me shenjë drejtuesve të klubit të Cluj që do ta marrë Ajetin tek ekipi i tij.
Kjo shkaktoi të qeshura mes palëve, por njëkohësisht ishte edhe një vlerësim për performacën e mbrojtësit shqiptar.
???? Murat Sancak, Cluj maçından sonra transfer çalışmalarında
— Fanatik (@fanatikcomtr) August 4, 2023
Adana Demirspor Başkanı Murat Sancak, Cluj'un stoperi Arlind Ajeti'yi sportif direktör Gökhan Göktürk'e işaret etti ve "Bunu alıyoruz" dedi.pic.twitter.com/ISidLKiquI

