VIDEO/ U ble me bujë nga Manchester United, Onana pëson gol nga mesi i fushës

Manchester United po zhvillon një miqësore në "Old Trafford" ndaj ekipit francez të Lens. Me sfidën që akoma është duke u luajtur, anglezët po munden 1-0 kjo edhe falë një supergoli nga miqtë.

Florian Sotoca pa daljen e gabuar të portierit Onana, dhe lëshoi një goditje të bukur nga mesi i fushës që përfundoi në rrjetë. Onana  u ble me bujë nga Manchester United që e mori nga Interi, por mesa duket këtë herë bëri gabimin e parë me ekipin e ri.