Mbappe tek Real Madrid? Fotoja e fundit shton akoma më shumë dyshimet

Kilian Mbappe pritet që shumë shpejt të transferohet tek Real Madridi, me mediat që e bëjnë fakt të kryer. Ai që i ka shtuar akoma më shumë zërat për një transferim në "Santiago Bernabeu", ka qenë vetë sulmuesi francez.

Një foto e Mbappe ku shfaqet krah sulmuesit të Real Madrid, Rodrygo ka bërë xhiron në rrjetet sociale. Të dy futbollistët kanë qenë të pranishëm në një festë në Sardenja, me Mbappe që duket se tashmë po shoqërohet me shokët e ardhshëm të skuadrës.

Mediat në Spanjë presin që brenda disa orëve, gjithcka të bëhet e kryer.  

 

Mbappe tek Real Madrid? Fotoja e fundit shton akoma më shumë dyshimet