Mbrojtësi i Romës drejt Arabisë Saudite, një rival më pak për Kumbullën

Arabia Saudite nuk ka të ndalur më transferimet e futbollistëve europianë. Emri i rradhës është mbrojtësi i Romës, Roger Ibanez që kërkohet nga Al Ahli.

Roma duket se është tunduar nga oferta e arabëve me Ibanez që pritet të mbyllë aventurën me verdhekuqtë. Ky është një lajm i mirë për Marash Kumbullën, që pritet të ketë më shumë minuta.

Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare pritet tashmë të ketë një rival më pak përsa i përket repartit të mbrojtjes dhe tani i duhet të bindë Mourinhon.