ZYRTARE/ Manchester United prezanton sulmuesin nordik rival të Halaand

Tashmë është zyrtare. Rasmus Hojlund është një lojtar i Manchester United.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi anglez në një postim në rrjetet sociale. Manchester United shpenzoi 70 milionë euro për të marrë sulmuesin danez nga Atalanta.

Me këtë blerje Manchester United kërkon ti bëjë konkurencë rivalëve të Manchester City në repartin e sulmit. Tani në Premier League pritet një duel sulmuesash nordik interesant, mes norvegjezit të Cityt Haland dhe atij danez të United Hojlund.