Ernest Muçi drejt La Ligas, ja shuma e majme që pritet të përfitojë Tirana

Ernest Muçi është pranë hapit të madh në karrierë. Ish-sulmuesi i Tiranës thuhet se është pranë kalimit në La Liga tek ekipi i Celta Vigos.

Muçi për momentin është një lojtar i Legia Warsaw. Ekipi polak dhe ai spanjoll sipas mediave raportohen se kanë rënë dakord për 4 milionë euro për shërbimet e sulmuesit shqiptar.

Por nëse ky transferim kryhet, nuk do jetë vetem Legia që do përfitojë. Tirana zotëron ende 10% të kartonit të Muçit, dhe nësë ai shitet te Celta Vigo për 4 milionë, bardheblutë do përfitojnë 400 mijë euro.